Dy aksidente me të lënduar në Rajonin e Dukagjinit
D

Dy aksidente me të lënduar në Rajonin e Dukagjinit

Dy aksidente trafike me lëndime të lehta trupore janë raportuar për 24 orë në Rajonin e Dukagjinit.

Ato ndodhën në Pejë dhe Deçan, shkruan AutoPortali.

Në dy rastet janë katër meshkuj që kanë marrë trajtam mjekësor nga aksidentet.

“Deçan / 16.06.2025 – 02:55. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve, ku lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj kosovarë të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore. Raportohet për dëme materiale të shkaktuara në dy automjetet”, thuhet në njoftimin e parë të PK-së.

“Pejë / 16.062025 – 10:45. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve, ku lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj kosovarë, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore. Është iniciuar aksident trafiku”.

TË FUNDIT