Parakalim i gabuar, shoferi dënohet pas publikimit të videos në rrjetet sociale
P

Parakalim i gabuar, shoferi dënohet pas publikimit të videos në rrjetet sociale

Në lidhje me një video në rrjetet sociale ku një automjet kryen parakalim të gabuar në aksin “Librazhd-Qafë Thanë”, Policia Rrugore ka identifikuar drejtuesin, E.H., dhe i ka vendosur një gjobë prej 10,000 lekë, sipas nenit 146, pika 16 të Kodit Rrugor, transmeton AutoPortali.

Drejtoria e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në numrin 112 ose në Komisariatin Dixhital dhe garanton reagim të menjëhershëm sipas ligjit.

TË FUNDIT