Policia e Kosovës nis fushatë kundër ngacmimit seksual në Mitrovicën e Veriut
P

Policia e Kosovës nis fushatë kundër ngacmimit seksual në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka nisur një fushatë kundër ngacmimit seksual, duke shpërndarë fletushka informuese në qytetet Mitrovicë Veri, Zveqan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Fletushkat informojnë për çfarë është ngacmimi seksual, si manifestohet dhe si raportohet.

Policia njofton se ngacmimi është krim dhe dënueshëm me ligj, dhe çdo rast trajtohet me konfidencialitet. Raportimi mund të bëhet në numrin 192, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në stacionet policore.

Qytetarët inkurajohen të raportojnë për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe dinjitetshëm.

TË FUNDIT