Ditë me diell, temperaturat maksimale deri në 31 gradë
D

Ditë me diell, temperaturat maksimale deri në 31 gradë

Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës dhe mbrëmjes, pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.

Sipas MeteoKosova, era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h, transmeton AutoPortali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C.

TË FUNDIT