Një këmbësore goditet nga vetura në Prishtinë
N

Një këmbësore goditet nga vetura në Prishtinë

Një këmbësore është lënduar nga një aksident trafiku në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, të mërkurën në mesditë.

E lënduara është dërguar menjëherë për tretman mjekësor, transmeton AutoPortali.

“Sot rreth orës 11:20 në rrugën ‘Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, thuhet në raportin e Policisë.

TË FUNDIT