Moti ekstrem në Meksikë – Uragani Erik po formohet pranë bregut të Meksikës
M

Moti ekstrem në Meksikë – Uragani Erik po formohet pranë bregut të Meksikës

Uragani Erick u formua të mërkurën në Oqeanin Paqësor, në një trajektore të parashikuar për të sjellë reshje të dendura shiu, erëra të forta, dallgë të mëdha dhe rrëshqitje të mundshme dheu në bregun jugor të Meksikës, raportoi Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së.

Sipas një njoftimi të qendrës me seli në Miami, deri në 51 centimetra (20 inç) shi mund të bien në shtetet meksikane të Oaxaca-s dhe Guerrero-s, ndërsa sasi më të lehta priten në shtetet Chiapas, Michoacan, Colima dhe Jalisco. Reshjet e mëdha të shiut rrezikojnë të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu, sidomos në zonat me terren të pjerrët.

Uragani Erik ndodhej rreth 257 kilometra (160 milje) në juglindje të Puerto Angel-it, në Meksikë, dhe kishte erëra maksimale të qëndrueshme prej 121 km/h (75 mph). Ai po lëvizte në drejtim veriperëndimor me 11 km/h (7 mph).

Tutje, parashikohet që Erik të jetë në ose pranë statusit të një uragani të madh teksa i afrohet bregut meksikan të enjten. Një uragan i madh përkufizohet si stuhi e kategorisë 3 ose më e lartë, me shpejtësi ere nga 180 deri në 210 km/h (111–129 mph).

Trajektorja e parashikuar e stuhisë do ta çojë qendrën e saj pranë vendpushimit turistik Acapulco në Meksiko, i cili u shkatërrua në tetor të vitit 2023 nga Uragani Otis, një uragan i kategorisë 5 që u forcua me shpejtësi dhe zuri të papërgatitur shumë njerëz.

Të paktën 52 persona humbën jetën në Otis, dhe 32 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi stuhia dëmtoi rëndë thuajse të gjitha hotelet e vendpushimit, shkruan Ctvnews, transmeton AutoPortali.

Guvernatorja e shtetit Guerrero, Evelyn Salgado, tha se janë nxjerrë mësime nga ajo stuhi. Ajo njoftoi se të gjitha shkollat në këtë shtet janë mbyllur të mërkurën dhe se janë përgatitur 582 strehimore për të pritur banorët që mund të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Një paralajmërim për uragan është bërë nga Acapulco deri në Puerto Angel. Ky paralajmërim do të thotë se në atë zonë priten kushte uragani, dhe se përgatitjet për mbrojtjen e jetës dhe pronës duhet të përfundojnë sa më shpejt, sipas njoftimit të Qendrës së Uraganeve.

Reshje të dendura deri në 51 centimetra (20 inç) janë parashikuar për zona të Oaxaca-s dhe Guerrero-s, ndërsa deri në 20 centimetra (8 inç) priten në shtetet Chiapas, Michoacan, Colima dhe Jalisco. /AutoPortali

TË FUNDIT