Procedim penal për furnizim të paligjshëm me karburant në portin e Himarës
P

Procedim penal për furnizim të paligjshëm me karburant në portin e Himarës

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike në DVP Vlorë kanë proceduar penalisht administratorin dhe menaxherin e një karburanti në Himarë, pas konstatimit të një veprimtarie të paligjshme.

Nga kontrolli në portin e Himarës, rezultoi se ky subjekt po shiste rreth 6000 litra benzinë për mjete lundruese, përmes autobotit, pa përdorur pajisje fiskale automatike, në kundërshtim me ligjin për fiskalizimin, transmeton AutoPortali.

Pas verifikimeve, materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. K., 40 vjeç, nga Kruja, administrator i subjektit, dhe M. R., 51 vjeç, nga Himara, menaxher i pikës së karburantit.

TË FUNDIT