Vijon operacioni “Plazhi i lirë”, sekuestrohen çadra e shezlongë të vendosura pa leje në Durrës
V

Vijon operacioni “Plazhi i lirë”, sekuestrohen çadra e shezlongë të vendosura pa leje në Durrës

Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare, në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Në lagjen nr. 1, u identifikuan dy hapësira të pushtuara pa leje, ku u sekuestruan 182 komplete me çadra dhe shezlongë. Si rezultat, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit N. D., 36 vjeç dhe R. H., 70 vjeçe, banues në Durrës.

Policia do të vijojë kontrollet përgjatë gjithë bregdetit, për të garantuar përdorimin e hapësirave publike nga pushuesit dhe ligjshmërinë e aktivitetit të subjekteve gjatë sezonit turistik.

TË FUNDIT