Hajdari: 98% pika të karburanteve janë licencuar në Kosovë
H

Hajdari: 98% pika të karburanteve janë licencuar në Kosovë

Ministrja në detyrë e Industrisë, e Ndërmarrësisë dhe e Tregtisë, Rozeta Hajdari, e pyetur për operimin e nje kompanie te derivateve, e cila është duke operuar pa licencë dhe është ngritur një aktakuzë ndaj saj, tha se nuk është në dijeni për këtë rast.

Por, ajo ka theksuar se para marrjes së mandatit të saj në krye të këtij dikasteri, ka gjetur mbi 50% të pikave të karburaneteve ishin të palicencuara.

Ajo ka theksuar se deri në mesin e këtij viti, numri i këtyre pikave të karuburanteve të licenuara ka arritur në 98%.

“Ministria kur ka filluar në fillim të mandaatit në vitin 2021, kemi gjetur një sektor të naftës shumë të paformalizuar ku më shumë se 50 për qind e pikave të karburanteve kanë qenë të palicencuara, sepse certifikatat, të cilat i kanë marrë, licencat kanë kushtuar, kanë pasur tarifë shumë të lartë prej 3 mijë deri në 5 mijë euro për naftën, prej 5 mijë deri në 20 mijë për duhanin. Por me Ligjin e ri të produkteve të naftës kemi thjeshtuar dhe motivuar sektorin privat që të licencohet s. Dhe në këtë rast është rezultat i madh i ministrisë: kemi arritur të formalizojmë 98 për qind të operatorëve ekonomikë me licenca, të cilat kanë një kohëzgjatje tash prej 2 vjet në 6 vjet, kurse tarifa për t’u licuncuar është 50 euro për produktet e naftës, 55 euro për produktet e duhanit. Dhe në këtë rast unë si minsitre nuk mbaj mend emrat e kompanive të përveçme si individuale, por e di që më vijnë qindra licensc në kabinet për të nënshkruar në afat të shkurtër”, tha Hajdari.

Ajo u shpreh se Inspektorati qendror i mbikëqyrjes së tregut, ka rritur inspektimet për më shumë se 100 për qind vetëm gjatë katër viteve sa ajo ka drejtuar me këtë ministri.

“Unë si ministre nuk jam e informuar për një biznes të vetëm, por për bizneset e ndryshme, të cilat inspektohen, gjobiten dhe motivohen për t’u licençuar. Do të përgjigjem me shkrim a e ka marrë apo jo”, tha ajo. /AutoPortali

TË FUNDIT