Golem: Sekuestrohen çadra dhe shezlongë të vendosura pa leje
G

Golem: Sekuestrohen çadra dhe shezlongë të vendosura pa leje

Policia e Kavajës ka intensifikuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare, në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, që ka për qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga biznese apo individë.

Gjatë një inspektimi në plazhin e Golemit, efektivët konstatuan një zonë publike të pushtuar pa leje me pajisje plazhi. Si rezultat, u sekuestruan 100 komplete çadrash dhe shezlongësh, të vendosura në kundërshtim me ligjin nga tre shtetas.

Pas veprimeve procedurale, ndaj shtetasve B. O., 37 vjeç, T. O., 72 vjeç dhe B. A., 41 vjeç, banues në Kavajë dhe Golem, është nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Policia thekson se kontrollet do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit veror në të gjithë vijën bregdetare, për të garantuar përdorimin e lirë të hapësirave publike nga qytetarët dhe për të mbikëqyrur aktivitetet që zhvillohen në zonat turistike.

TË FUNDIT