Çmimet e naftës bien pas pranimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit
Ç

Çmimet e naftës bien pas pranimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit

Çmimet e naftës ranë në nivelin më të ulët në dy javët e fundit të martën, pasi Izraeli pranoi një propozim për armëpushim të ndërmjetësuar nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Nafta e papërpunuar ra me 3.82 dollarë (5.3%) në 67.66 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate u ul me 3.75 dollarë (5.5%) në 64.76 dollarë për fuçi.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi pranimin e marrëveshjes për armëpushim me Iranin. Sipas Trump, Irani do ta nisë menjëherë armëpushimin, dhe Izraeli do t’i bashkohet pas 12 orësh. Nëse paqja ruhet, konflikti 12-ditor do të përfundojë pas 24 orësh.

Armëpushimi pritet të lehtësojë eksportin e naftës nga Irani, prodhuesi i tretë më i madh në OPEC, dhe të stabilizojë furnizimin në tregjet ndërkombëtare.

TË FUNDIT