Një i vdekur dhe dy të lënduar, është bilanci i një aksidenti trafiku të ndodhur të marten në rrugën Prishtinë – Gjilani.
Lajmin për AutoPortali e konfirmoi edhe zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve ( dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”.




