“Pastrimi” rifillon punën pas ndërprerjes – angazhohet për largimin e mbeturinave

“Pastrimi” rifillon punën pas ndërprerjes – angazhohet për largimin e mbeturinave

Pas një ndërprerjeje të përkohshme, Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” ka rifilluar aktivitetet në terren, duke nisur që të martën në mbrëmje me ndërrimin e tretë. Punimet kanë filluar në zonat më të ndjeshme dhe të mbingarkuara me mbeturina, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të pastërtisë në hapësirat publike.

Në një njoftim zyrtar, kompania ka bërë të ditur se ekipet janë të angazhuara me kapacitet të plotë, ndërsa ka riafirmuar përkushtimin për ofrimin e shërbimeve të rregullta dhe cilësore, të udhëhequra nga përgjegjësia publike dhe respekti ndaj qytetarëve.

“Pastrimi” falënderon qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe u bën thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm në ruajtjen e pastërtisë në mjediset e përbashkëta.

TË FUNDIT