Fier, 8 vatra zjarri në 24 orë, rreziku mbetet i lartë
F

Fier, 8 vatra zjarri në 24 orë, rreziku mbetet i lartë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 8 vatra zjarri, të cilat janë izoluar me sukses nga strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor në Shqipëri.

Në operacionet për shuarjen e tyre u angazhuan 78 efektivë, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera ndihmëse. Vatrat u shuan në qarqet Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë dhe Berat, falë punës së pandërprerë në terren.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet rrezik i lartë për zjarre në qarkun Fier dhe rrezik i moderuar në qarqet e tjera, shkruan TopChannel.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në këto ditë me temperatura të larta dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri.

TË FUNDIT