Parakalim i rrezikshëm, gjobitet rëndë shoferi shqiptar (VIDEO)
P

Parakalim i rrezikshëm, gjobitet rëndë shoferi shqiptar (VIDEO)

Një parakalim i rrezikshëm është xhiruar në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale që tregon një parakalim të gabuar në kushte me fushëpamje të kufizuar, Policia Rrugore e Shqipërisë ka identifikuar drejtuesin e mjetit, shtetasin S.K., të cilit iu vendos një gjobë prej 10.000 lekësh, sipas Kodit Rrugor.

Policia e Gjirokastrës fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje në numrin 112 ose në Komisariatin Dixhital, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe të ligjshëm.

TË FUNDIT