Aksident në Tushemisht, disa persona të lënduar
A

Aksident në Tushemisht, disa persona të lënduar

Një përplasje e rëndë mes dy automjeteve ka ndodhur në fshatin Tushemisht të Shqipërisë, ku si pasojë janë lënduar dy deri në tre persona.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Pogradecit për trajtim mjekësor, transmeton AutoPortali.

Ndërkohë, Euronews.al njofton se nuk ka ende detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe respektim të rregullave të sigurisë rrugore.

TË FUNDIT