Aksident në Milot–Morinë: 6 të lënduar, mes tyre qytetarë nga Kosova
A

Aksident në Milot–Morinë: 6 të lënduar, mes tyre qytetarë nga Kosova

Një aksident me pasojë 6 të plagosur është regjistruar në aksin rrugor Milot–Morinë, ku një 28-vjeçar nga Kamza ka goditur dy automjete me targa kosovare.

Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit, ngjarja ndodhi kur automjeti i drejtuar nga shtetasi L.B., banues në Kamzë, u përplas me dy automjete të drejtuara nga shtetas të Kosovës.

Nga aksidenti u lënduan 6 pasagjerë, të cilët u dërguan në spital për ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesat e tyre pasi morën trajtimin e nevojshëm.

Policia Rrugore e autostradës Milot–Morinë ka referuar materialet në Prokurori, ndërsa 28-vjeçari po procedohet penalisht në gjendje të lirë për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor që sollën aksidentin me të lënduar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /AutoPortali

TË FUNDIT