Real Madrid do të përballet me Juventusin sonte në kuadër të Kupës së Botës për Klube e cila është duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ShBA.
Mbrëmë ndodhën dy befasi pasi u eliminua nënkampioni evropian, Interi dhe gjiganti anglez, Manchester City, përcjell AutoPortali.
Skuadra spanjolle është gati për këtë ndehsje, ndërsa do t’i rikthehet ne fushë Kylian Mbappe, gjithashtu edhe Antonio Rudiger dhe Endrick, derisa jashtë shkaku i lëndimeve mbesin Dani Carvajal, Eduardo Camavinga e Ferland Mendy.
Nga ana tjetër, gjiganti italian mund të llogarisë në të rikthyerin Manuel Locatelli.
Përballja mes Zonjës së Vjetër dhe Los Blancos do të zhvillohet sonte në ora 21:00. /AutoPortali



