Tregu i makinave të vogla elektrike për qytet po përjeton një bum të vërtetë. Ndërsa në Evropë Dacia Spring, Renault Twingo dhe Hyundai Inster konsiderohen ndër alternativat më të përballueshme, nga Vietnami vjen një model shumë më i lirë.
Prodhuesi vietnamez VinFast ka prezantuar modelin VF 2, një makinë elektrike që në tregun vendas kushton vetëm 6.200 euro.
Çmimi i ulët shoqërohet me performancë modeste: VF 2 ka një motor elektrik prej 41 kuaj fuqi, bateri 18.3 kWh dhe shpejtësi maksimale prej vetëm 80 km/h. Me gjatësi prej 3.09 metrash, është projektuar kryesisht për lëvizje në qytet.
Brendësia është mjaft spartane, me një ekran dixhital 7-inç dhe radio me dy altoparlantë. Megjithatë, makina ka kondicioner manual, airbag për shoferin, ABS dhe sistem kundër rrëshqitjes.
)
Për nga përmasat, VF 2 është i ngjashëm me mikro-makinat si Opel Rocks dhe Fiat Topolino. Megjithatë, për shkak të shpejtësisë prej 80 km/h, në Evropë do të kërkohej patentë e kategorisë B.
Mbetet për t’u parë nëse ky automobil jashtëzakonisht i lirë do të arrijë në Evropë dhe nëse do të tërheqë blerësit.



