Zjarri në landfillin e Elbasanit po vazhdon për më shumë se 15 orë, duke mbuluar me tym gjithë zonën përreth.
Dhjetëra zjarrfikës po punojnë intensivisht për të shuar flakët, por era e fortë po e vështirëson fikjen e zjarrit. shkruan Euronews.
Gjatë natës, tymi toksik u përhap në të gjithë qytetin e Elbasanit, me erën që frynte nga perëndimi drejt lindjes. Ndryshimi i drejtimit të erës ka bërë që reja e tymit të arrijë deri në qytetin e Cërrikut, në anën perëndimore të Elbasanit, duke rritur shqetësimet për ndotjen e ajrit në zonë./AutoPortali




