Flakët rikthehen në zonën malore të Dukatit, banorët apelojnë për ndërhyrje
F

Flakët rikthehen në zonën malore të Dukatit, banorët apelojnë për ndërhyrje

Që nga orët e vona të natës të së mërkurës, zjarri në zonën mes fshatit Dukat dhe Parkut Kombëtar të Llogorasë është riaktivizuar, përcjell AutoPortali.

Ndryshimi i drejtimit të erës në mëngjesin e sotëm, që tani fryn nga verilindja, ka ndikuar që flakët të përhapen drejt pyjeve me pisha në Llogora.

Banorët e Dukatit kanë kërkuar sërish ndërhyrje ajrore që në orët e para të ditës, pasi situata po përkeqësohet.

Zjarri po përfshin një sipërfaqe të gjerë, duke shkrumbuar drunjë, përfshirë pisha dhe bredha, si dhe duke rrezikuar florën dhe faunën e egër të zonës./AutoPortali/

TË FUNDIT