Një aksident trafiku është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në Mitrovicën e Veriut, ku një veturë ka goditur një automjet tjetër të parkuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:55, dhe dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë pakujdesia e vozitësit, mashkull kosovar, shkruan AutoPortali.
“Në Mitrovicë Veri, më 16.07.2025 rreth orës 21:55, dyshohet se një vozitës mashkull kosovar nga pakujdesia ka goditur një veturë tjetër e cila ishte e parkuar. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.
Policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është trajtuar si aksident me dëme materiale.



