Një aksident trafiku ka ndodhur sot në hyrje të autostradës në Veternik, në dalje të Prishtinës, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe kolona të gjata të automjeteve në këtë pjesë të qytetit.
Në disa pamje të dëguar nga lexuesit në AutoPortali, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë konfirmim zyrtar lidhur me rastin.
AutoPortali do të ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë ngjarje.




