Vetura dëmtohet nga një predhë në Prishtinë, rasti nën hetim
V

Vetura dëmtohet nga një predhë në Prishtinë, rasti nën hetim

Një incident i pazakontë është raportuar të enjten në Prishtinë, ku një burrë ka njoftuar policinë se vetura e tij është dëmtuar nga një predhë e ardhur nga një drejtim i panjohur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesi, një mashkull kosovar, ka deklaruar se mjeti shpërthyes e ka goditur veturën e tij, duke shkaktuar dëme materiale, shkruan AutoPortali.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një predhë që ka ardhur nga drejtimi i panjohur i është dëmtuar vetura e tij. Predha është sekuestruar, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Ende nuk është bërë e ditur se nga ka ardhur predha, dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten të paqarta. Policia është duke vazhduar hetimet për të zbardhur origjinën dhe motivin e mundshëm të këtij veprimi.

TË FUNDIT