Në kuadër të përmbylljes së projektit madhor “Malisheva Urbane”, sot ka nisur faza e fundit e zbatimit të tij: shënjimi i rrugëve në bulevardin kryesor të qytetit dhe në pjesë të tjera urbane.
Kjo fazë përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës rrugore dhe rritjes së sigurisë në komunikacion, shkruan AutoPortali.
Punimet për shënjimin horizontal dhe vertikal të rrugëve kanë nisur në orët e para të mëngjesit, duke përfshirë vendosjen e vijave të bardha, sinjalistikës rrugore dhe rregullimin e kalimeve për këmbësorë. Ato po zhvillohen në përputhje me standardet bashkëkohore të urbanizimit dhe synojnë krijimin e një ambienti më të rregullt dhe funksional për qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik.




