Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në terren, me qëllim parandalimin e sjelljeve që cenojnë sigurinë dhe qarkullimin normal të automjeteve në kryeqytet. Një fokus i veçantë po i kushtohet parkimeve të gabuara, të cilat shpeshherë bllokojnë rrugë, trotuare apo korsitë e dedikuara për lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.
Në këtë kuadër, janë proceduar penalisht dy persona, F. B., 20 vjeç dhe D. D., 35 vjeç, pasi mjetet e tyre të parkuara në mënyrë të gabuar kanë penguar qarkullimin. Automjetet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes me mjet ngritës, shkruan AutoPortali.
Policia bën të ditur se gjatë javës janë bllokuar 45 automjete për shkelje të ndryshme, ndërsa 25 drejtues janë arrestuar ose proceduar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.



