Mbrojtësi i talentuar i Prishtinës, Ron Raçi, është shumë afër kalimit te skuadra kroate Hajduk Split. Siç mëson TV Dukagjini, marrëveshja për transferimin e tij pritet të mbyllet për një shumë rreth 300 mijë euro.
22-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të dalluar në edicionin e fundit, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të huaja me paraqitjet e tij të qëndrueshme dhe të pjekura. Forma e mirë i ka siguruar atij edhe një ftesë nga Kombëtarja e Kosovës gjatë vitit 2025, përcjell AutoPortali.
Prishtina po vazhdon të përfitojë nga talentet e saj, pasi krahas Raqit, klubi ka arritur të shesë edhe mbrojtësin Dion Gallapeni.
Kalimi i Raçit te Hajduk Split pritet të jetë një hap i madh për karrierën e tij, duke i hapur rrugë një aventure të re në një ligë më konkurruese.


                                    

