Gyokeres drejt Arsenalit, transferimi afër finalizimit
G

Gyokeres drejt Arsenalit, transferimi afër finalizimit

Futbollisti Viktor Gyokeres është vetëm një hap larg zyrtarizimit si lojtari më i ri i Arsenalit.

Sipas burimeve të afërta me klubin dhe raportimeve nga ekspertët e transferimeve, çdo dokument i nevojshëm për marrëveshjen mes Arsenalit dhe Sportingut tashmë është miratuar dhe shkëmbyer, duke i hapur rrugë sulmuesit suedez që të udhëtojë drejt Londrës për të përfunduar transferimin e shumëpërfolur, shkruan AutoPortali.

Testet mjekësore pritet të zhvillohen gjatë ditës së premte, ndërsa burime pranë klubit londinez kanë konfirmuar se autorizimi për udhëtim është dhënë dhe gjithçka është gati për ta bërë zyrtar këtë lëvizje të madhe në Premier League.

Arsenali ka arritur marrëveshje me Sportingun për një shumë prej 63.5 milionë euro, me 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh, duke e bërë Gyokeres një nga blerjet më të kushtueshme të verës për klubin e drejtuar nga Mikel Arteta.

 

TË FUNDIT