Një vetaksident trafiku ka ndodhur paraditen e së enjtes rreth orës 11:05 në afërsi të Urës së Bistricës, në rrugën nacionale që kalon përmes Mitrovicës së Veriut.
Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, në aksident është përfshirë një automjet transportues, kamion, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin për shkak të pakujdesisë dhe ka goditur disa pengesa betoni të vendosura anash rrugës, shkruan AutoPortali.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas njoftimit dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.



