IKSHPK: Uji në pishinën e Gërmisë brenda normave, monitorimi vazhdon
I

IKSHPK: Uji në pishinën e Gërmisë brenda normave, monitorimi vazhdon

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sot se cilësia e ujit në pishinën e Gërmisë është brenda normave të lejuara. Mostrat e marra më 23 korrik 2025 janë analizuar nga Departamenti i Ekologjisë Humane dhe sipas rezultateve, uji i pishinës është në përputhje me kërkesat e rregullores për pishina.

IKSHPK thotë se do të vazhdojë monitorimin e rregullt, jo vetëm për pishinën e Gërmisë, por edhe për ujin e pijshëm, për të siguruar mbrojtjen e shëndetit publik, transmeton AutoPortali.

Ky njoftim vjen një ditë pas raportimeve për ndotje të ujit në pishinën e Gërmisë dhe shqetësimeve të ngritura për qytetarët që e shfrytëzonin këtë hapësirë.

Të enjten, IKSHPK dhe Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë dolën me reagime të ndara, duke deklaruar se ishin në proces të analizimit të mostrave dhe se masat do të ndërmerren varësisht nga rezultatet. /AutoPortali

TË FUNDIT