Një aksident trafiku me dëme materiale është shënuar të hënën në mesditë në rrugën “Toni Blair” në Pejë.
Sipas informatave zyrtare nga Policia, i dyshuari, një shtetas kosovar, ka shkaktuar aksidentin nga pakujdesia gjatë drejtimit të veturës, duke goditur një tjetër automjet, shkruan AutoPortali.
Për fat të mirë, nga përplasja nuk ka pasur të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë procedurat e nevojshme për dokumentimin e rastit.




