Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka shënuar një sukses të madh në arenën evropiane, duke mposhtur për herë të dytë ekipin rumun FCSB në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Ndeshja e kthimit përfundoi me rezultat 2:1 në favor të tetovarëve, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 3:1.
Me këtë triumf, Shkëndija kalon në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndërsa siguron automatikisht pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, një arritje historike për klubin dhe futbollin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, shkruan AutoPortali.
Tashmë, tetovarët presin shortin e radhës, me shpresë për një përballje të favorshme që do t’u hapte rrugën drejt një suksesi edhe më të madh në garat evropiane.




