Policia e Kavajës ka identifikuar dhe proceduar penalisht dy autorët e zjarrvënies në në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh. Sipas policisë ata dyshohet se kanë ndezur zjarr për djegien e mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur dy sipërfaqe toke në pronësi të tyre.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, mbrëmjen e djeshme, sapo morën njoftimin se kishte rënë zjarr në dy fshatra në Kavajë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, shtetasve R. S. dhe F. K., të cilët dyshohet se kanë ndezur zjarr për djegien e mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur dy sipërfaqe toke në pronësi të tyre”, njofton policia, shkruan A2, përcjell AutoPortali.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.