Mbetjet medicinale të lëna pranë kontejnerëve në QKUK – burim potencial infeksioni
M

Mbetjet medicinale të lëna pranë kontejnerëve në QKUK – burim potencial infeksioni

Shiringa, kanilla dhe mbetje të tjera medicinale janë parë të shpërndara në tokë pranë kontejnerëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Këto po shihen si shqetësim serioz për rrezikun e përhapjes së infeksioneve dhe dëm të mundshëm për shëndetin publik, shkruan KlanKosova, përcjell AutoPortali.

Këto mbetje ndodhen brenda hapësirës së QKUK-së, në oborrin e brendshëm të saj dhe përballë disa klinikave, ku lëvizja e stafit shëndetësor dhe pacientëve është e përditshme.

Pamjet tregojnë se mbeturinat nuk janë të izoluara apo të trajtuara sipas protokolleve për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, përcjell AutoPortali.

TË FUNDIT