Me afrimin e sezonit të ri në La Liga, një nga emrat që po tërheq më shumë vëmendje te Real Madridi është Arda Guler.
20-vjeçari turk ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm fizik gjatë pushimeve verore, duke shtuar 8 kilogramë masë muskulore, raportoi gazeta AS, përcjell AutoPortali.
Pas dy sezoneve të vështira të shoqëruara me dëmtime, Guler është përgatitur intensivisht për të fituar vendin në formacion, veçanërisht pas largimit të Luka Modric.
Në sezonin e parë me madrilenët, ai luajti vetëm 440 minuta, por shënoi 6 gola, ndërsa sezonin pasues arriti 2,200 minuta, me 6 gola dhe 11 asistime.
Guler ishte pjesë e Kampionatit Botëror për Klube, ku u paraqit si titullar në pesë ndeshje, duke treguar progresin e tij.
Ai tani peshon 70 kg, me një strukturë trupore më të fortë dhe të përshtatshme për intensitetin e futbollit elitar.
Sezoni i ri i La Ligës për Real Madridin nis më 19 gusht, ndaj Osasunës në Santiago Bernabeu, dhe Guler synon të jetë pjesë kyçe në skuadrën e Xabi Alonsos, ndërsa përgatitet për sezonin më të rëndësishëm të karrierës së tij deri tani. /AutoPortali



