Sulmuesi i Kombëtares së Polonisë dhe Barcelona, Robert Lewandowski, ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve të fundit me klubin katalunas.
Barcelona njoftoi përmes rrjeteve sociale se Lewa ka dëmtuar kofshën e majtë dhe pritet të mungojë në ndeshjen miqësore të së dielës ndaj Como-s, transmeton AutoPortali
Sulmuesi tani ndodhet në fazën e rikuperimit, megjithatë ende nuk është përcaktuar data e saktë e rikthimit të tij në fushë. /AutoPortali



