Kombëtarja e Kosovës U16 në basketboll ka pësuar humbjen e dytë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Dardanët e rinj u mposhtën nga Kroacia me rezultat 72:61, në një ndeshje ku për 30 minuta qëndruan baras me kundërshtarin, por humbja e thellë në çerekun e parë rezultoi vendimtare, përcjell AutoPortali.
Kroacia e nisi më mirë takimin dhe e fitoi periudhën e parë me 19:10, duke krijuar një epërsi që Kosova nuk arriti ta përmbyste.
Çereku i dytë ishte i baraspeshuar (20:19), ashtu si edhe i treti (18:19), ndërsa në dhjetëminutëshin e fundit, Kosova reagoi dhe e fitoi atë me rezultat 15:13.
Megjithatë, përpjekjet nuk mjaftuan për të ndryshuar fatin e ndeshjes.
Pavarësisht humbjes, shkëlqeu Almir Dullovi, i cili ishte lojtari më i mirë i Kosovës me 27 pikë të realizuara, duke treguar potencial të madh në parket.
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e tretë të fazës së grupeve nesër (e shtunë), ku përballë do të ketë përfaqësuesen e Danimarkës.



