Aksident i rëndë në Bresje – Një veturë godet biçikletën, 10-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK
A

Aksident i rëndë në Bresje – Një veturë godet biçikletën, 10-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje paradite në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku një fëmijë ka mbetur me lëndime të rënda pasi u përplas nga një veturë.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 10 gusht 2025, rreth orës 10:10, përballë pompës së derivateve “Kastrati”, në afërsi të semaforëve. Në aksident janë përfshirë një veturë VW Golf V, ngjyrë e zezë, e drejtuar nga një 50-vjeçar dhe një biçikletë e zezë që drejtohej nga një fëmijë, përcjell AutoPortali.

Viktima është rreth 10-vjeç dhe fillimisht u dërgua në QKUK – Emergjencë, ku pas mbërritjes së prindërve u konfirmua se ndodhet në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije. Aktualisht është i shtruar në repartin e Intensivës së Pediatrisë në Prishtinë.

Njësia e Trafikut Rajonal po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

news image

TË FUNDIT