Tragjedi në garën NASCAR: Piloti ndërron jetë pas aksidentit të rëndë (VIDEO)
T

Tragjedi në garën NASCAR: Piloti ndërron jetë pas aksidentit të rëndë (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ndodhi të shtunën gjatë një gare të NASCAR Sportsman Division, e zhvilluar në stadiumin “Bowman Gray” në Karolinën e Veriut, ku piloti 53-vjeçar Robby Brewer humbi jetën pas një aksidenti të rëndë.

Aksidenti ndodhi katër xhiro para përfundimit të garës së parë prej 20 xhirosh. Brewer ndodhej në vendin e katërt kur humbi kontrollin e makinës, u përplas me barrierat, u përfshi në një tjetër përplasje me një rival dhe përfundoi i ndalur mbi barrierë.

Ekipi i shpëtimit ndërhyri menjëherë dhe u desh të priste çatinë e makinës për ta nxjerrë. Brewer u transportua në spital, ku vdekja e tij u konfirmua të dielën.

Sipas burimeve nga “FloRacing”, dyshohet se Brewer ka pësuar atak në zemër gjatë garës, por ende nuk dihet nëse kjo ishte shkaku apo pasojë e aksidentit.

Robby Brewer ishte një figurë e njohur dhe e respektuar në skenën lokale të garave në Karolinën e Veriut. Ai e nisi karrierën në vitin 1990 dhe mori pjesë në qindra gara, duke fituar 11 tituj në divizionin Sportsman. Në vitin 2011 u shpall kampion, ndërsa në vitin 2015 arriti katër fitore.

TË FUNDIT