Shumë kanë provuar, por në epokën moderne të motoçiklizmit vetëm ai ka arritur të fitojë gara me tre motoçikleta të ndryshme.
Maverick Vinales, vitin e kaluar në Çmimin e Madh të Amerikës, i dha fitoren Aprilia-s duke e ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit, pasi më parë kishte fituar edhe me Suzuki-n dhe Yamahan.
Tani, të gjithë pyesin nëse do të bëhet i pari në histori që fiton me katër motoçikleta të ndryshme, pasi është shndërruar në shpresën kryesore të KTM Racing.
Sa e madh është arritja e Vinales-it tregohet nga emrat e mëdhenj që kanë fituar më parë me tre marka të ndryshme: Mike Hailwood (Norton, MV Agusta dhe Honda), Randy Mamola (Suzuki, Honda dhe Yamaha), Eddie Lawson (Yamaha, Honda dhe Cagiva), Loris Capirossi (Yamaha, Honda dhe Ducati). Valentino Rossi e provoi dhe nuk ia doli, po ashtu Jorge Lorenzo, dhe shumë të tjerë…
Edhe nëse nuk arrin më të fitojë, në dekadat e fundit ka pasur shumë pak pilotë që kanë qenë konkurrues për podiume e fitore me katër motoçikleta të ndryshme, siç është Vinales. Aktualisht në klasën mbretërore është edhe Jack Miller, por rezultatet e tij nuk krahasohen me ato të pilotit të Tech3 KTM.

Prandaj, nuk ka njeri më të përshtatshëm se Vinales për të analizuar anët më të mira të motoçikletave të ndryshme.
Piloti spanjoll ka analizuar të gjitha motoçikletat me të cilat ka garuar dhe ka zbuluar se cila do të ishte, për të, kombinimi ideal për një motor të përsosur.



