Jacques Villeneuve ka komentuar fillimin e vështirë të Lewis Hamilton te Ferrari. Sipas kampionit të botës në F1 më 1997, britaniku ende nuk ka pasur ndikim real te “Scuderia”, pasi makina SF-25 është ndërtuar kur ai ishte ende pjesë e Mercedesit.
“Lewis vjen nga metoda pune shumë të ndryshme. Te Ferrari gjithçka funksionon ndryshe dhe kjo po e vështirëson përshtatjen e tij,” tha Villeneuve për Gazzetta dello Sport.

Ai theksoi se përballja e vërtetë me Charles Leclerc do të vijë në vitin 2026, kur rregulloret e reja do të sjellin një makinë të ndërtuar rreth Hamilton-it dhe vizionit të Frederic Vasseur. “Pritshmëritë për të ishin të larta, por kjo periudhë e parë ka qenë pa dyshim zhgënjyese,” përfundoi Villeneuve.



