Kosova U16 e mbyll fazën e grupeve me pesë humbje
K

Kosova U16 e mbyll fazën e grupeve me pesë humbje

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në basketboll ka pësuar humbjen e pestë rresht në fazën grupore të Kampionatit Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Shkup.

Të martën, Kosova u mposht bindshëm nga Islanda me rezultat 100:47, duke humbur të katër çerekët (25:14, 19:14, 25:8 dhe 31:11).

Egzon Fazliu ishte më i dalluari me 17 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa Albion Syla shtoi shtatë pikë dhe gjashtë kërcime.

Kosova e përfundon Grupin C në vendin e fundit me pesë humbje nga po aq ndeshje, përfshirë edhe ato kundër Holandës, Kroacisë, Danimarkës dhe Ukrainës. Tani do të luajë për pozicionim përfundimtar.

TË FUNDIT