Si e bëri Michael Schumacher The Stig-un të dukej budalla
S

Si e bëri Michael Schumacher The Stig-un të dukej budalla

Në vitin 1992, Perry McCarthy, i njohur më vonë si “The Stig” në Top Gear, e pati një mundësi të rrallë për të testuar makinën e Michael Schumacher te Benetton. Duke kërkuar këshilla, ai i kërkoi vetë Schumacher-it se si ta përshkonte pistën më shpejt. Gjermani i tha se e merrte kthesën famëkeqe “Bridge” me gaz të plotë (“flat out”).

McCarthy, i shtyrë nga krenaria, e provoi, por me goma të vjetra e karburant gjysmë tanku, dhe mezi e shpëtoi makinën nga një aksident me shpejtësi 290 km/h. Kur u kthye në bokse, inxhinieri i Schumacher-it, Pat Symonds, e konfirmoi përmes telemetrisë: “Je futur në kthesë në kundërdrejtim…”.

Duke qeshur, Symonds i tha: “Michael e merr atë kthesë flat vetëm me goma të reja dhe pak karburant”.

Benetton introduced its reactive suspension on the B193

McCarthy kuptoi se ishte “djegur” dhe kishte rënë në kurthin klasik të “këshillës së pilotit”.

“I dola si idiot,” pranoi ai më vonë. “Por kjo më motivoi edhe pse duhej të kisha besuar më shumë tek vetja”.

TË FUNDIT