Zyrtare: Aro Muric transferohet në Serie A
Z

Zyrtare: Aro Muric transferohet në Serie A

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, ka bërë hapin e radhës në karrierën e tij, duke u transferuar në elitën e futbollit italian.

Ai është larguar nga Ipswich Town dhe është zyrtarizuar si lojtari më i ri i klubit Sassuolo, që këtë sezon është rikthyer në Serie A.

Muric është bashkuar me klubin italian në formë huazimi për një sezon, me mundësi blerjeje për 10 milionë euro në fund të edicionit, transmeton  AutoPortali.

Kjo lëvizje shihet si një mundësi e madhe për 27-vjeçarin që të tregojë vlerat e tij në një ndër kampionatet më të forta në botë.

Ky është përfaqësimi i parë i Muric në futbollin italian, pasi më herët ai ka mbrojtur portën e klubeve në Angli, Turqi, Spanjë dhe Holandë.

Ai ka qenë pjesë e Manchester Cityt në të kaluarën, ndërsa përvoja e tij e fundit ishte me Ipswich Town, me të cilën kontribuoi në ngjitjen në Premierligë.

Tashmë i prezantuar zyrtarisht te Sassuolo, Muric ka nisur stërvitjet me skuadrën dhe pritet të jetë gati për debutimin e tij më 23 gusht, në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër kampionëve në fuqi të Napolit.

Ky transferim përfaqëson një hap të rëndësishëm jo vetëm për karrierën personale të Muric, por edhe për futbollin kosovar në përgjithësi, duke e pasur një portier titullar në një ligë prestigjioze si Serie A.

TË FUNDIT