Një aksident trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin e tranzitit në drejtim të fshatit Mirushë, në komunën e Malishevës.
Sipas RTV Malisheva gjarja ka rezultuar vetëm me dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar, përcjell AutoPortali.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat po merren me hetimin dhe menaxhimin e situatës. Nuk dihen ende shkaqet e sakta të aksidentit.



