Këto janë shifrat që do t’i fitojnë Ballkani dhe Drita nëse kualifikohen tutje në garat evropiane
K

Këto janë shifrat që do t’i fitojnë Ballkani dhe Drita nëse kualifikohen tutje në garat evropiane

Të kualifikohesh në fazën e grupeve të garave evropiane të UEFA-s për klubet kosovare nuk është vetëm një histori suksesi, por edhe një mundësi e madhe financiare që mund të ndikojë ndjeshëm në buxhetin e klubeve.

Për skuadrat si Drita dhe Ballkani, të cilat po përpiqen të sigurojnë vendin e tyre në grupet e Europa League dhe Conference League, përfitimet ekonomike janë një dimension i rëndësishëm i këtyre sfidave, transmeton AutoPortali.

Në rast se Drita arrin të kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League, ajo do të përfitojë një shumë fillestare prej rreth 4.3 milionë eurosh.

Ndërkaq, Ballkani, nëse siguron kualifikimin në grupet e UEFA Conference League, do të përfitojë rreth 3.1 milionë euro.

Por këto shumë nuk janë të vetmet përfitime që vijnë nga pjesëmarrja në fazat e grupeve.

UEFA gjithashtu shpërblen klubet për çdo pikë të fituar gjatë fazës së grupeve, duke i shtuar kështu të ardhurat totale.

Në Europa League, për çdo pikë të fituar klubi përfiton 150 mijë euro, ndërsa në Conference League çdo pikë vlen 133 mijë euro.

Kjo do të thotë se nëse Drita performon mirë dhe fiton disa ndeshje në grup, të ardhurat mund të rriten ndjeshëm dhe të arrijnë shifrën prej 10 deri në 15 milionë eurosh.

Për Ballkanin, me një paraqitje të mirë në grupet e Conference League, fitimet mund të llogariten të jenë rreth 5 deri në 7 milionë euro.

Sonte zhvillohen ndeshjet vendimtare për këto skuadra: Ballkani do të luajë si mysafir ndaj Shamrock Rovers në Dublin, ndërsa Drita do të presë në stadiumin “Fadil Vokrri” ekipin rumun FCSB, në përpjekje për të marrë avantazhin që do t’i sigurojë kalimin më tej në garë.

LEXO EDHE:

Drita synon mrekulli në “Fadil Vokrri”, Ballkani në udhëtim për fitore

Këto sfida nuk janë vetëm për nder dhe krenari sportive, por edhe për një stabilitet financiar që mund të bëjë ndryshimin në zhvillimin dhe perspektivën e futbollit kosovar në arenën evropiane. /AutoPortali

TË FUNDIT