Piloti i McLarenit në Formula 1, Oscar Piastri, ka zbuluar ndryshimet më të mëdha në performancën e makinës dhe vetes gjatë 12 muajve të fundit.
Në dy vitet e para, Piastri zakonisht humbiste ndaj Lando Norrisit për shkak të përvojës më të madhe të këtij të fundit, por diferenca është ngushtuar. Pas 14 garash në sezonin 2025, që të dy kanë nga shtatë përballje të fituara, por Piastri ka gjashtë fitore krahasuar me pesë të Norrisit dhe udhëheq me nëntë pikë më shumë në garën për titull.
“Jam zhvilluar në të gjitha aspektet. Vitin e kaluar kisha disa fundjava shumë të mira, por edhe shumë të zakonshme ose të dobëta. Këtë vit kam qenë më konstant”, tha Piastri.
Ai shtoi se përmirësimi i tij nuk vjen nga një aspekt i vetëm, por nga aftësia për t’iu afruar më shpesh potencialit të tij të plotë si pilot: “Kjo ka bërë diferencën”.



