Dronët me ndikim të madh në motorsport
D

Dronët me ndikim të madh në motorsport

Dronët me kamera po sjellin një revolucion në mënyrën si transmetohen garat e motorsportit. Në vend të pamjeve statike apo atyre nga helikopterët, dronët ofrojnë kënde të reja, më dinamike dhe shumë më afër aksionit.

Në kampionate si WRC, Formula Drift dhe Nitrocross, dronët përdoren tashmë edhe për transmetime live, falë teknologjive si 5G dhe Starlink. Kjo u lejon operatorëve të ndjekin nga afër makinat dhe të ofrojnë për publikun një përvojë shumë më tërheqëse vizuale.

Piloti i dronit, Justin Skinner, thotë se këto pamje tregojnë detaje që kamerat klasike nuk arrijnë, si lëvizjet e vogla të gomave dhe kontrolli i makinës në kthesa.

Megjithëse përdorimi në Formula 1 apo Formula E ende është i kufizuar për arsye sigurie, ekspertët besojnë se kjo është vetëm çështje kohe dhe se në të ardhmen, dronët do të jenë pjesë e rëndësishme e çdo transmetimi.

TË FUNDIT