Lewandowski ka refuzuar ofertën më të madhe në histori të futbollit
L

Lewandowski ka refuzuar ofertën më të madhe në histori të futbollit

Përkushtimi i Robert Lewandowskit ndaj Barcelonës është konfirmuar fuqishëm, jo vetëm nga qëndrimet e tij publike, por edhe nga një vendim që dëshmon ambicien dhe prioritetet e tij sportive.

Sipas agjentit të tij, Pini Zahavi, sulmuesi polak ka refuzuar një ofertë marramendëse më shumë se 100 milionë euro në sezon nga një klub arab, duke zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij në Evropë, konkretisht te Barcelona, tranmseton AutoPortali.

“Një vit më parë, ai mori një ofertë konkrete. I ofruan më shumë se 100 milionë euro në sezon. Por ai preferoi të luftonte për La Ligan dhe Ligën e Kampionëve. Dhe gati i arriti të dyja.”

Zahavi theksoi gjithashtu se për Lewandowskin, Barcelona është “shtëpia e tij në tokë”, një vend ku ai ndjehet i qetë dhe i motivuar për të garuar në nivelin më të lartë.

Ai shtoi se, ndonëse paratë që ofrohen në kampionatet arabe janë të jashtëzakonshme, ato nuk përputhen me ambiciet e Lewandowskit për të fituar trofe të mëdhenj në Evropë.

Sezoni i kaluar ishte një tjetër dëshmi e ndikimit të tij te Barça, Lewandowski shënoi 42 gola në 52 ndeshje, duke pasur një rol kyç në fitimin e tripletës vendase (La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës).

Në një kohë kur shumë emra të mëdhenj po zgjedhin rrugën e transferimeve të mëdha drejt Lindjes së Mesme, Lewandowski është shembull i rrallë i një ylli që vazhdon të ndjekë lavdinë sportive përpara çdo gjëje tjetër. /AutoPortali

TË FUNDIT