Max Verstappen, kampioni katër herë radhazi i botës në Formula 1, së fundmi ka konfirmuar se edhe sezonin e ardhshëm do të jetë në timonin e Red Bull-it.
Tani, pyetja kryesore është se kush do të jetë në skuadër përkrah tij. Yuki Tsunoda është në një formë të dobët dhe pothuajse është e sigurt që nuk do të jetë pjesë e Red Bull-it vitin e ardhshëm.
Sipas shkrimeve të ESPN, favoriti kryesor për t’i zënë vendin është debutuesi Isack Hadjar, i cili deri tani po zhvillon një sezon shumë të mirë me Racing Bulls.

Është e sigurt që Liam Lawson nuk ka më asnjë shans, pasi ai e nisi te Red Bull, por më pas u transferua te skuadra motër. Skuadra austriake nuk ka zakon t’u japë mundësi të dyta pilotëve.
Përmendet se Arvid Lindblad pritet t’i bashkohet Racing Bulls-it, dhe në Red Bull e shohin atë si pasardhësin e Max Verstappen.



